Siç njoftojnë nga prokuroria, me datë 21.08.2024, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., lëndën narkotike të dyshuar si heroinë e kanë transportuar përmes vendkalimit kufitar Hani Elezit, kurse i pandehuri I.M., me veturën e tij i ka pritur në parkingun e një ndërmarrjeje tregtare në Han të Elezit.
Mirëpo, aty kanë intervenuar njësitë e policisë, të cilat e kanë arrestuar të pandehurin I.M. dhe e sekuestrouan veturën e tij dhe lëndën narkotike, kurse të pandehurit U.B., dhe M.Sh. janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe rreth orës 21:00 kanë kaluar në pikën kufitare Glloboqicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.