07/07/2025

Delegacionet turke dhe suedeze mblidhen për bisedime mbi ekstradimin e terroristëve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në kryeqytetin turk Ankara kanë nisur bisedimet dy-ditore midis delegacioneve turke dhe suedeze për ekstradimin e terroristëve sipas marrëveshjes së NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Pala turke kryesohet nga drejtori i përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Bashkimit Evropian (BE) pranë Ministrisë së Drejtësisë, Kasım Çiçek.

Javën e kaluar, ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, tha se “po presin që Suedia dhe Finlanda të ekstradojnë anëtarët e FETO-s dhe PKK-së në Türkiye në kuadër të marrëveshjes së NATO-s”.

Suedia dhe Finlanda zyrtarisht aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në muajin qershor, një vendim i shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Megjithatë, Türkiye, një anëtare e NATO-s për mbi 70 vite, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar dy vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste.

Në muajin qershor, në samitin e NATO-s u nënshkrua një memorandum trepalësh midis vendeve, që përcakton se Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për YPG/PKK-në, degën siriane të PKK-së ose për organizatën terroriste FETO që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Türkiye.

Finlanda dhe Suedia gjithashtu u pajtuan të trajtojnë kërkesat e pezulluara të Türkiye-s për dëbimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Parlamenti i Türkiye-s duhet të ratifikojë aplikimet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë që ato t’i bashkohen NATO-s.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...