Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, deputeti i partisë Guxo, Burim Meta ka kërkuar nga kryeministri Kurti të diskutojë edhe me krerët e kësaj partie për të vendosur për ministrin e ri të Shëndetësisë.
Gjatë ditës së sotme, e enjte, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Menjëherë, pas konfirmimit të ofrimit të dorëheqjes së ministrit Latifi, ka reaguar deputeti i Partisë Guxo, Burim Meta, përmes një postim i në Facebook, duke thënë se nuk ka më kohë për eksperimente në shëndetësi.
“Edhe sa ministra të shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj GUXO-s”, ka shkruar Meta, transmeton Telegrafi.
Meta edhe gjatë një prononcimi për media ka thënë se partia e tij mund ta përkrah deputetin Haxhi Avdyli për pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
“E ftoj Kurtin që nga ky moment, që të diskutoj me znj.Donika e z.Peci para se të vendos për ministrin e ri të Shëndetësisë. Besoj shumë që partia Guxo në shëndetësi me kapacitet e saj, do të ndihmojë shumë në këtë sektor. Ne të gjithë mund ta përkrahim edhe doktor Avdylin që të menaxhoj me Ministrinë e Shëndetësisë. Pavarësisht emrit, pse duhet të diskutohet edhe me ne, është se aktualisht shëndetësia është pozicioni më i rëndësishëm i Qeverisë Kurti2”, tha Meta në Kanal10.
Deputeti ka thënë se gjatë një tryeze të përbashkët, në diskutim e sipër, ministri Latifi i kishte thënë Metës, se do të jetë ministri i fundit që do të largohet nga Qeveria.
“Unë besoj që diçka ka ndodhur që tek në orët e pasdites të irritohet në kaq masë dhe të zhgënjehet doktor Latifi, dhe të kthehet për Amerikë. Tani më kujtohet, që në një tryezë të përbashkët, i kam kërkuar që të qëndrosh