22/12/2024

Biden deklaron se do t’i sigurojë Ukrainës armë me rreze të gjata

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka konfirmuar se do t’i sigurojë Ukrainës municione shtesë me rreze të gjatë.

Ukraina ka bërë fushatë prej kohësh për aleatët e saj – kryesisht SHBA-në dhe Britaninë e Madhe – për të lejuar Kievin të sulmojë Rusinë me raketa të ofruara nga Perëndimi.

Duke bërë një seri njoftimesh për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, presidenti Biden tha se ai “kishte vendosur t’i siguronte Ukrainës municionin me rreze të gjatë veprimi Joint Standoff Weapon (JSOW).

Mirëpo, nuk deklaroi nëse me këto municione shtesë po i jep Ukrainës edhe lejen për të sulmuar tokat ruse, shkruan skynews.

Presidenti Biden tha: “Për gati tre vjet, SHBA-ja ka mbledhur botën për të qëndruar me popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë lirinë e tyre nga agresioni rus”.

“Ka qenë një prioritet kryesor i administratës sime t’i ofroj Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për të mbizotëruar”, shtoi lideri amerikan.

Duke konfirmuar një “rritje” të ndihmës për sigurinë për Ukrainën, Biden njoftoi:

Rreth 2.4 miliardë dollarë financim për Ukrainën, nëpërmjet Iniciativës për Asistencën e Sigurisë në Ukrainë. Kjo do t’i sigurojë Ukrainës mbrojtje ajrore shtesë dhe municione ajrore-tokë”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...