Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë përmes rrjeteve sociale detaje nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në një sërë takimesh.
Osmani u takua edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, gjatë pritjes vjetore të liderëve të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Një javë përplot aktivitete në interes të Republikës së Kosovës në New York, që ndër të tjera, përfshiu: Diskutimin me Presidentin Biden në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara; Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point.
Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në Facebook.