Një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi aksidentalisht është rrëzuar sot nga traktori në Podujevë, raporton Llapi.info.
Viktima është pranuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune, por që i njëjti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Siç ka mësuar Llapi.info, tashmë i ndjeri është Art Kulla nga fshati Katunishtë i Podujevës./Llapi.info