Sot rreth orës 12:20 në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është grua e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, sipas informacioneve jozyrtare të Dukagjinit, dyshohet se një polic ka plagosur nënën e tij.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin,” deklaroi Ahmeti.