Shpërthime ka pasur në ambientet e TAI Ankara Kahramankazan të Turqisë.
Ministri turk i Brendshëm, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se ka edhe viktima.
U tha se personeli u dërgua në strehimore për arsye sigurie.
“Kishte një sulm terrorist në objektet e Turkish Aerospace Industries Inc. (TUSAŞ) Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht pas sulmit kemi pasur njerëz të vdekur dhe të plagosur. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit tanë Ne do të informojmë publikun për zhvillimin e ngjarjes, ju lutemi merrni parasysh vetëm deklaratat nga burimet zyrtare”, pohoi ministri.
Ndryshe, në vendngjarje kanë shkuar forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore. /Telegrafi/