05/02/2025

Kuçi deklarohet i pafajshëm në Hagë: Moment i errët për mua si njeri i drejtësisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, bëri të hënën paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale në Hagë, ku po përballet me akuza për ndikim mbi dëshmitarët.

Kuçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është në prej momenteve të errëta për mua si një njeri i drejtësisë, që e ka mision dhe profesion tërë jetën. Jam identifikuar me drejtësinë. Si profesor i drejtësisë për mbi 30 vite, si kryetar i komisionit kushtetues të Republikës së Kosovës, që Kushtetuta është ende në fuqi, si zëvendëskryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtari i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli pranë kësaj gjykate.

Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim, njerëzor, profesionit por edhe të reputacionit tim”, ka thënë Kuçi.

Kuçi e quajti ish-presidentin, Hashim Thaçin një mik të ngushtë dhe bashkëpunëtor të tij për shumë vite, duke shtuar se puna e tyre e përbashkët ka qenë gjithmonë në përputhje me parimin e drejtësisë.

“Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi. Më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi që vite të gjata dhe kemi punuar gjatë. Kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi”, ka shtuar ish-ministri i Drejtësisë.

Ai gjithashtu mohoi çdo përfshirje në vepra penale dhe shprehu bindjen se do të lirohet nga akuzat.

“Nuk kam bërë asnjë vepër penale, jam i pafajshëm dhe besoj se do të lirohem nga akuzat”, ka thënë Kuçi.

Kuçi theksoi besimin e tij të palëkundur në drejtësi dhe në Zot, duke e cilësuar drejtësinë si një mision jetësor.

“Besimin në Zot e drejtësi nuk e luhati as kur sfidohem personalisht”, ka potencuar Kuçi.

Gjatë ditës së sotme pritet që Kilaj të paraqitet para gjykatës për të dhënë deklaratën e tij.

Në të njëjtën aktakuzë përfshihen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.

Gjatë së dielës edhe Faziliu është dekalruar i pafajshëm.

Teksa Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan për akuzat ndaj tyre, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e materialeve të rastit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...