Skender Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë “Prevent” ka reaguar ndaj spekulimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.
Përmes një postimi në Facebook, Perteshi theksoi se deri më tani nuk ekziston asnjë deklaratë apo konstatim zyrtar që e lidh këtë akt të rëndë nga elementet terroriste të fshehura nën petkun fetar.
“Është e rëndësishme që vrasja e zyrtarit policor Muhamet Lika të raportohen me kujdes, saktësi dhe përgjegjësi. Deri më tani, autoritetet përkatëse – përfshirë Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës – nuk kanë dalë me një konstatim zyrtar që do të tregonte se ky akt i rëndë është motivuar nga elemente terroriste të fshehura nen petkun fetar. Edhe nëse personat e përfshirë mund të kenë mbajtur qëndrime me prirje ekstremiste, një gjë e tillë nuk mund të interpretohet automatikisht si dëshmi për motivacion terrorist”, ka shkruar Pertreshi.