26/10/2025

Sekuestrimi i vilave të politikanëve dhe biznesmenëve në Brezovicë, prokurori Maloku jep detaje

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbi 50 objekte janë sekuestruar përkohësisht të martën në Brezovicë, në mesin e tyre dhe një hotel. Këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Pakun Kombëtar “Sharri”.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Sipas tij, gjatë ditës së sotme pritet të sekuestrohen përkohësisht rreth 70 objekte, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike puna do të vazhdojë dhe në ditët e ardhshme.
Prokurori Maloku tregoi se pronarët e të gjitha objekteve të sekuestruara përkohësisht janë shqiptarë.

“Deri më tani janë sekuestruar afër 50 objekte, por operacioni është duke vazhduar, dhe pretendojmë që të sekuestrojmë gjatë ditës së sotme diku 70 objekte. Një hotel ISKOS e kemi sekuestruar. Pronarët e objekteve të gjithë janë shqiptarë. Operacioni do të vazhdoj dhe disa minuta, pasi dhe zyrtarët e kanë të vështirë punën e tyre. Operacioni do të vazhdojë, por për shkak të kushteve atmosferike do të shohim nëse operacioni do të vazhdojë këtë javë apo javën tjetër”, ka thënë Maloku.
Prokurori i rastit po ashtu theksoi se lejet e ndërtimit janë lëshuar që nga viti 2017 nga Komuna e Shtërpcës, konkretisht drejtoria e Urbanizimit.

“Nga Komuna e Shtërpcës, konkretisht nga Drejtoria e Urbanizimit, prej vitit 2017 e tutje janë lëshuar lejet e ndërtimeve të këtyre objekteve”, tha ndër të tjera Maloku.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...