18/10/2024

FIFA do t’i paguajë klubeve 209 milionë dollarë për lojtarët në Kupën e Botës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Klubet do të marrin rreth 10 mijë dollarë për çdo ditë që një lojtar shpenzon në ekipin kombëtar që nga fillimi zyrtar i përgatitjeve deri në ndeshjen e fundit në Kupën e Botës.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka njoftuar se do të paguajë 209 milionë dollarë kompensim për klubet, lojtarët e të cilëve do të marrin pjesë në Botërorin në Katar, transmeton Hina.

Shuma do të paguhet sipas programit të përfitimeve të klubit.

Kjo tarifë vlen për të gjitha klubet për të cilat lojtari ka luajtur gjatë dy viteve para kompeticionit.

Klubet do të marrin rreth 10 mijë dollarë për çdo ditë që një lojtar shpenzon në ekipin kombëtar që nga fillimi zyrtar i përgatitjeve deri në ndeshjen e fundit në Kupën e Botës.

Aplikimi përmes platformës dixhitale
Pas Botërorit të fundit, të luajtur në Rusi në vitin 2018, 416 klube nga 63 vende morën para nga Programi Benefit.

Për herë të parë, klubet do të mund të aplikojnë në mënyrë dixhitale përmes platformës FIFA Professional Football Landscapes.

Programi i përfitimeve të klubit është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë bashkëpunimi midis FIFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve, e cila u lançua për herë të parë në prag të Kupës së Botës 2010.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...