10/11/2026

Bislimi: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, u intervistua sot në cilësinë e dëshmitarit, në Prokurorinë Speciale.

Arsyeja e intervistimit të tij lidhet me hetimet e prokurorisë mbi funksionalizimin e fabrikës për nënproduktet shtazore.

Pas intervistimit për më shumë se një orë në ambientet e Prokurorisë, Bislimi doli nga objekti pa u deklaruar për mediat, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se iu parashtruan pyetje që nuk mund të cilësohen si pyetje drejtuar një dëshmitari.

 

“Poashtu arrita të konfirmoj që të gjitha informacionet që prezantova sot kanë mund të grumbullohen shumë lehtë pa patur nevojë fare për intervistim. Do të kishte mjaftuar një studim minimal për detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryeministrit brenda portfolios së integrimeve evropiane dhe një shfletim i shpejtë i raporteve për vendin ndër vite nga Komisioni Evropian” u shpreh Bislimi.

Ai thotë se qëllimi i kësaj interviste ishte prodhimi i lajmit medial.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot isha në prokuri i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në hetimet e prokurorisë rreth funksionalizimit të fabrikës për nënproduktet shtazore në Drenas. Intervista zgjati diku 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë pyetje që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari. Poashtu arrita të konfirmoj që të gjitha informacionet që prezantova sot kanë mund të grumbullohen shumë lehtë pa patur nevojë fare për intervistim. Do të kishte mjaftuar një studim minimal për detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryeministrit brenda portfolios së integrimeve evropiane dhe një shfletim i shpejtë i raporteve për vendin ndër vite nga Komisioni Evropian.

Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët, dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trilateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin “skandal”. “Skandal” që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në prokurori, por te eksponentë të medias. Kjo e vendosë prokurorinë në një perspektivë jashtëzakonisht negative karshi përgjegjësive që ka dhe orientimit që ka zgjedhur të ndjekë. Do të ishte me interes të shumëfishtë që kjo qasje të rishikohet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...

taraftarium24casibombahisfair güncel girişbahisfair güncel girişbahisfairmarsbahis girişvaycasinocanlı maç izlemrwinnertaraftarium24justin tvjustin tvcanlı maç izledizipalselçuksportsjustin tvdeneme bonusu veren sitelertaraftarium24justin tvtaraftarium24deneme bonusu veren siteleriptvtaraftarium24justin tvselçuksportsdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelercanlı maç izlemarsbahis girişmarsbahis girişmarsbahisdizipalselcuksportshdmarsbahisholiganbetholiganbet girişjojobetjojobet girişcasibomholiganbetcasibomvdcasinoholiganbetsahabetonwinholiganbetjojobetcasibomcasinolevantonwinmarsbahisjojobetbets10bets10sahabetjojobetgrandpashabetjustin tvcasibomdizipaldeneme bonusutaraftarium24deneme bonusu veren sitelerdizipaljustin tvnatobetnatobetjojobetjojobetcasibom girişcasibom girişgrandpashabetbets10grandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren SitelerCanlı Casino Sitelerisahabetjojobetgiftcardmall balancelisanslı casino siteleriGrandpashabet Girişsuperbetinbetciosuperbetinmarsbahisholiganbetgrandpashabetjojobetmarsbahisonwinholiganbettrlisans pinterestgiftcardmall/mygiftjojobetmarsbahisdinamobethaber siteleritürkiye yasal bahis siteleridinamobetcasino siteleribets10grandpashabetbetciocasinolevantdeneme bonusu veren sitelercanlı maç izlejojobetjojobetmarsbahismarsbahismarsbahisgiftcardmall/mygiftDeneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelercanlı casino siteleriGrandpashabetGrandpashabetistanbul escortjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetmarsbahis girişjojobetjojobetpusulabetjojobetiptviptv satın al