Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte thirrur për të 37-ën herë radhazi me synimin për ta konstituar legjislaturën e re, ka dështuar sërish për mungesë kuorumi.
Deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe përsëritën bojkotin, duke mos propozuar anëtarë për komisionin dhe duke mos marrë pjesë në votim. Si pasojë, kur çështja u hodh në rend dite, nuk u sigurua numri i nevojshëm i deputetëve të pranishëm.
Në fund të votimit rezultati ishte: 52 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim – prapëseprapë i pamjaftueshëm për të çuar procesin përpara.
Kryesuesi i seancës, si dhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes, shprehën zhgënjimin e tyre, ndërsa opozita vazhdoi të qëndrojë në kërkesat e saj për negociata të reja rreth paketës së posteve drejtuese në Kuvend.
Për pasojë, legjislatura e nëntë mbetet e bllokuar, pa kryetarin e Kuvendit dhe pa komisionet funksionale, ndërsa qytetarët presin ende krijimin e institucioneve të reja./IndeksOnline/






