15/07/2025

Samsung po shqyrton zhvillimin e bizhuterive, syzeve dhe varëseve të bazuara në inteligjencën artificiale

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kompania koreano-jugore Samsung po shqyrton zhvillimin e bizhuterive, syzeve dhe varëseve inteligjente të mundësuara nga inteligjenca artificiale, që përdoruesit mund t’i veshin çdo ditë.

Won-Jun Choi, drejtor operativ i divizionit të përvojës mobile të Samsung, tha se përdoruesit mund të komunikojnë dhe të bëjnë gjëra më shpejt me ndihmën e këtyre pajisjeve të inteligjencës artificiale pa pasur nevojë të nxjerrin telefonat e tyre, shkruan CNN.

“Për Samsung, këto lloje pajisjesh të reja mund të jenë diçka që e bartni rreth qafës, diçka që varet nga veshët ose diçka që e vendosni në gisht. Pra, mund të jenë syze, vathë, orë dore, unaza dhe ndonjëherë një gjerdan”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Samsung dhe kompanitë e tjera të teknologjisë shpesh zhvillojnë prototipa dhe testojnë brenda kompanisë teknologji të reja, që nuk arrijnë kurrë në treg.

Kjo është arsyeja pse nuk është e sigurt nëse klientët do të jenë në gjendje t’i marrin këto produkte.

Komentet e Choi, tregojnë mundësinë që gjigantët e teknologjisë shohin në zhvillimin e produkteve të reja harduerike bazuar në inteligjencën artificiale – një teknologji që disa ekspertë thonë se mund të jetë po aq revolucionare sa interneti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...