10/11/2026

Arrestimi i kosovarit nga Serbia, MPJD: Praktika të papranueshme dhe destruktive

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar pas arrestimit në një shtetasi të Kosovës nga autoritet e Serbisë, duke thënë se shpreh shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Sipas MPJD-së, rasti i arrestimit të Behar Preniqit është një tjetër praktikë e papranueshme dhe destruktive e Serbisë.

“Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi, i cili u ndalua dje në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.MPJD konfirmon se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, menjëherë pas kontaktit me familjen e z. Preniqi, është angazhuar përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota lidhur me këtë rast”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Sipas ministrisë, Zyra Ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.

“Në rast se ndaj z. Preniqi vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar një vizitë zyrtare në vendin e ndalimit të tij.Në këtë fazë, MPJD u bën thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre” thuhet tuTje.

MPJD i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriu.

OVL-UÇK ka konfirmuar se Behar Preniqi i arrestuar mbrëmë nga autoritet serbe nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...

taraftarium24casibombahisfair güncel girişbahisfair güncel girişbahisfairmarsbahis girişvaycasinocanlı maç izlemrwinnertaraftarium24justin tvjustin tvcanlı maç izledizipalselçuksportsjustin tvdeneme bonusu veren sitelertaraftarium24justin tvtaraftarium24deneme bonusu veren siteleriptvtaraftarium24justin tvselçuksportsdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelercanlı maç izlemarsbahis girişmarsbahis girişmarsbahisdizipalselcuksportshdmarsbahisholiganbetholiganbet girişjojobetjojobet girişcasibomholiganbetcasibomvdcasinoholiganbetsahabetonwinholiganbetjojobetcasibomcasinolevantonwinmarsbahisjojobetbets10bets10sahabetjojobetgrandpashabetjustin tvcasibomdizipaldeneme bonusutaraftarium24deneme bonusu veren sitelerdizipaljustin tvnatobetnatobetjojobetjojobetcasibom girişcasibom girişgrandpashabetbets10grandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren SitelerCanlı Casino Sitelerisahabetjojobetgiftcardmall balancelisanslı casino siteleriGrandpashabet Girişsuperbetinbetciosuperbetinmarsbahisholiganbetgrandpashabetjojobetmarsbahisonwinholiganbettrlisans pinterestgiftcardmall/mygiftjojobetmarsbahisdinamobethaber siteleritürkiye yasal bahis siteleridinamobetcasino siteleribets10grandpashabetbetciocasinolevantdeneme bonusu veren sitelercanlı maç izlejojobetjojobetmarsbahismarsbahismarsbahisgiftcardmall/mygiftDeneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelercanlı casino siteleriGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetistanbul escortjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetmarsbahis girişjojobetjojobetjojobetjojobetpusulabetjojobetiptviptv satın al