08/09/2025

Mbi 1 milion euro premton Albin Kurti se do të ndahen për ushtrinë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të krijohet Njësia ushtarake e përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të ndahen mbi 1 miliard euro për ushtrinë brenda mandatit të ardhshëm dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”, raporton Anadolu.

Kurti i cili u rizgjodh si i propozuar i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të qeverisë me vota unanime, tha se mandatin e ardhshëm qeverisës të tij do të funksionalizohet Fabrika e Municioneve dhe do të zhvillohet industria ushtarake e Kosovës.

“Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimeve, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere”, theksoi Kurti, i cili shtoi se gjithashtu do të krijohet Njësia ushtarake e përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kurti tha se synohet thellim dhe zgjerim i bashkëpunimit ndërkombëtar bilateral dhe multilateral me shtetet anëtare të NATO-s.

Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti tha se synojnë që brenda mandatit të ri të ketë 1.000 gra e vajza ushtarake.

Kurti foli edhe për procesin e Kosovës në integrimin në Bashkimin Evropian, ku me këtë rast tha se synimi është që deri në 2030 Kosova t’i ketë përmbyllur me sukses gjithë kapitujt nga procesi i integrimit drejt anëtarësimit në BE.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...