10/09/2025

Dogana gjen në një veturë botox dhe fillerë në kontrabandë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, më 9 shtator kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës dhe bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në Kodin Doganor dhe të Akcizave, kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës.

Gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë” (produkte për përdorim estetik).

Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve.Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara llogaritet të jetë rreth 5,000 €.Duke marrë parasysh se këto produkte kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut, mungesa e kontrollit adekuat dhe transporti i parregullt i bën ato veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës.Rasti, sipas procedurave ligjore, është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, duke mbrojtur tregun vendor dhe shëndetin e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...