Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar bashkëpunim me qendrën “Prishtina Mall”, e cila në qendër ka planin për zvogëlimin e kolonave.
“Park & Ride po bëhet realitet në Prishtinë! Kryeqyteti dhe Prishtina Mall kanë nënshkruar bashkëpunimin për ta kthyer parkingun e Prishtina Mall pjesë të sistemit Park & Ride! Çfarë do të thotë kjo për qytetarët? * Parkoni veturën tuaj falas në Prishtina Mall * Merrni biletë falas për autobusët urban * Udhëtoni lehtë e shpejtë drejt qendrës së Prishtinës ”, ka shkruar Rama.