15/10/2025

Gjendje alarmante në Pejë: Banorët pa ujë me orë të tëra, furnizimi 24 orësh mbetet vetëm dëshirë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Banorët e qytetit të Pejës po përballen me një krizë serioze të furnizimit me ujë të pijshëm, e cila ka paralizuar jetën e përditshme. Në pothuajse çdo lagje, furnizimi me ujë ndërpritet për orë të tëra, ndërsa ka familje që nuk kanë ujë gjatë tërë ditës.

Sipas ankesave të qytetarëve, edhe në ato pak orë kur uji lëshohet, presioni është shumë i ulët dhe nuk mjafton as për nevojat elementare të amvisërive. Situata nuk është më e mirë as në fshatrat përreth, të cilat furnizohen nga i njëjti ujësjellës.

Ndërkohë, shkaktarët e kësaj gjendjeje mbeten të paqartë, një kombinim i mundshëm i neglizhencës institucionale dhe thatësisë. Por, sipas qytetarëve, pasojat po i përballojnë vetëm ata.

“Jeta në Pejë nuk është më si dikur. Furnizimi 24 orë me ujë është bërë vetëm dëshirë dhe për disa edhe privilegj. Privilegj të cilin, për ironi, po e përcaktojnë ata që paguhen me taksat tona”, shprehen të pakënaqur banorët.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...