Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot para mediave akuzoi opozitën shqiptare se po tenton të krijoj tensione ndëretnike, mu në prag të zgjedhjeve lokale në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kasami tha se pjesë e skenarit të destabilizimit janë rrahja e të rinjve para disa ditëve dhe paralajmërimi për djegien e xhamisë në Kodrën e Diellit.
“Kemi informacione se në në Maqedoni me theks të veçantë në Tetovë ka tendenca për të krijuar tensione ndëretnike. Edhe për rastin e e tentimit të djegies së xhamisë në Kodrën e Diellit e kishim si inflamacione, ndërsa për të njëjtën janë informuar institucionet e sigurisë dhe po përcillet çdo hap në këtë drejtim”, tha Kasami.