Koordinatoret e shkollave kete vit po bejne verifikimin nxenesve te cilet kane te drejte te subvencionohen dhe kane refuzuar 4,532 aplikime.
Koordinatorët nëpër shkolla kanë verifikuar 196,405 aplikime, nga të cilat 191,873 janë aprovuar.
Këto statistika i ka ndarë Ministria e Arsimit deklaron, më 11.09.2025, sipas të cilëve, deri më tani gjithsej janë 202,291 aplikime për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore.
Siç e ka konfirmuar edhe MASHTI, 5,886 aplikime pritet që të verifikohen nga koordinatorët e shkollave.
Nga MASHTI thonë se buxheti i ndarë për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore në vitin shkollor 2025/26, është në vlerë prej 12,800,000 euro.
“Pagesat e realizuara të fazës së parë dhe dytë, janë në vlerë prej 12,800,000 euro. Numri i prindërve që janë në pritje që t’iu ekzekutohet subvencionimi është 21,198 dhe vlera e pagesës është 1,695,760 euro”- thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit
Ky është viti i tretë që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, veçse këtë herë po i subvencionon me nga 80 euro nxënësit e klasave 1 – 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, si dhe 80 euro për nxënësit e klasave 6 – 9 për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.
Secila shkollë ka koordinatorin e shkollës i cili e ka mundësinë që në sistemin e platformës e-Kosova t’i filtrojë prindërit që aplikojnë për subvencionim duke deklaruar se i kanë fëmijët në atë shkollë.