07/12/2025

 Ja se çfarë tha ish-ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, lidhur me dëshminë para Gjykatës Speciale si dëshmitar i mbrojtjes së ish-drejtuesve të UÇK-së.

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, në dëshminë e tij në Hagë, në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve, tha se është takuar me udhëheqës të Kosovës gjatë luftërave në fillim të viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë asaj kohe, ai deklaroi se në Prishtinë ishte takuar dy ose tri herë me ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe me shqiptarë të tjerë.

Rubin gjithashtu tha se kishte pasur ndërveprime me Thaçin në vitin 2000.

“Më kujtohet takimi i parë me Thaçin – ishte një kohë e vështirë, ai nuk kishte ndonjë pushtet. Herën e parë pas publikimit të atij artikulli jemi takuar në Nju Jork, pasi ishte bërë kryeministër. U habita shumë, sepse ai kishte kaluar nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, në një udhëheqës të shtetit. Pra, kishin kaluar katër ose pesë vite. Hera e fundit që jemi takuar ka qenë rreth vitit 2018, kur po punoja në Uashington,” – tha Rubin.

Ai shtoi se përpjekja për të sjellë paqe dhe për të parandaluar një masakër masive të shqiptarëve të Kosovës kishte qenë shumë e madhe.

Rubin tha se nuk ishte i sigurt pse Hashim Thaçi ishte zgjedhur përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës, ndonëse shtoi se ai ishte përzgjedhur.

Ai shtoi gjithashtu se mikja e Kosovës, Madeleine Albright, e kishte inkurajuar që të njihej me Thaçin.

“Ai më njohu. Në ato ditë shpreheshin fizikisht, të kapnin dorën. Zonja Albright e vërejti dhe më tha: ‘James, fol me të, njihe pak më mirë’, sepse unë nuk e njihja. Ne donim të dinim më shumë për atë që përfaqësonte delegacionin. Donim të ishim në favor të një marrëveshjeje paqeje. Ajo më tha të njihem me të, ta ndihmoj për të arritur marrëveshjen e duhur. Ashtu bëra: qëndrova me të për dy javë, kemi ngrënë bashkë, kemi pirë bashkë jashtë,” – tregoi ai.

James Rubin po vazhdon dëshminë në Hagë, ndërkohë që u deklarua edhe për rolin e Hashim Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi nuk mund të merrte vendime për UÇK-në, por, sipas Rubin, ai merrte urdhra nga komandantët e tjerë.

Rubin: “Me Agim Çekun pimë nga një gotë uiski për të festuar transformimin e UÇK-së.”

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka treguar se për sa kohë ka qëndruar në Kosovë dhe ku i zhvillonte takimet me Hashim Thaçin.

Para trupit gjykues, ai tha se ishte Madeleine Albright ajo që i kishte kërkuar të ndalonte gjithçka që po bënte dhe të nisej për në Kosovë:

“Unë isha zëdhënësi i zonjës Albright. Po punoja për çështjet e Kinës dhe Rusisë, dhe ajo më tha: ‘Ndalo gjithçka që po bën dhe duhet të shkosh në Kosovë.’”

Rubin tregoi se qëndronte në një hotel në Shkup, ndërsa dërgohej për takime në malet e Kosovës:

“Nuk më kujtohet saktësisht, por ndoshta tre ose katër ditë. Nuk kam qëndruar në Kosovë në fakt, por në një hotel në Shkup, në Maqedoni, dhe çdo mëngjes dërgohesha me mjete të posaçme në male për t’u takuar me Hashim Thaçin dhe komandantët faktikë të UÇK-së. Pra, çdo ditë më çonin dhe më merrnin nga aty,” – deklaroi ai.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...