14/10/2025

“Duam të bëjmë më shumë”, Rama takon shefin e NATO-s: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet baza në Porto Romano

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe u fokusua te roli i Shqipërisë në NATO, mbështetja për Ukrainën, si dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria po nis rilindjen e industrisë ushtarake, raporton tch.

“Është përherë kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë sonë, por edhe për faktin që ka diçka për të mësuar parej jush. Jemi këtu për të ri konfirmuar gjithçka që ju thatë. Duam të bëjmë më shumë. Po nisim rilindjen e industrisë sonë ushtarake.

Sigurisht jemi këtu edhe për të folur për mënyrat si mund të qasemi në programin Safe të BE sa i takon sigurisë shkon përtej perimetrit të vendeve të BE dhe mund të jetë i dobishëm për vendet e NATO-s Evropë, faleminderit për mikpritjen dhe besoj se jeni 1-sh se keni gjithmonë energji në mëngjes”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...