Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur uniforma ushtarake, armë dhe municion në veri të vendit.
Në njoftim thuhet se më datën 18.09.2025 rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake
“Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:1 Uniformë ushtarake kamufluese,5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks, 4 pale pantallona ushtrak,4 jakne ushtarake, 3 fotrolla të radiolidhjeve,1 antiplumb, 2 rripa brezi ushtarak1 jelek taktik,1 çantë taktike1 helmetë e gjelbër1 kapelë, dhe 1 dritë rrotative. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njesitë relevante policore”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, thuhet se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar, duke shtuar se deri tani nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska. /Telegrafi/