13/10/2025

Pezullimi i dialogut strategjik, Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, kemi disa dallime

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot në mbledhje të Qeverisë së Kosovës ka folur për pezullimin e dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti në mbledhje theksoi se nuk janë prishur me Amerikën, por kanë disa dallime.

“Sa i përket njoftimit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë javën e kaluar së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur, e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, tha ai.

Sipas tij, ndonëse opozitarët po e stërzmadhojnë çdo ndodhi për raportet e qeverisë me qeverinë amerikane, ai nuk dëshiron të minimizojë zhvillimet e fundit.

“I sigurojë qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës amerikane”, tha ai.

Kurti tha tutje se përgjatë mandatit të tij është angazhuar që raportet me SHBA-të të forcohen në tri shtylla: diplomatike, mbrojtje dhe në zhvillim.

“Në shtyllën e diplomacisë kemi disa dallime. Dhe ato shumë shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturat ilegale të saj në Kosovë. Derisa pajtohemi për vlera, interesa e qëllime, nganjëherë jo edhe për çështje operacionale e taktike”, tha Kurti.

“Raportet dhe lidhjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe popujve tanë janë të thella dhe i tejkalojnë qeveritë. Ato janë ndërtuar mbi një histori të gjatë dhe me themele të forta, të bazuara në vlera të përbashkëta dhe arritje të rëndësishme. Ne jemi të bindur se komunikimi i vazhdueshëm, i cili është i rregullt do të bëjë të mundur që të vazhdojmë të ecim përpara së bashku”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...