Spanjën dhe Portugalinë dje i përfshiu një valë e re e të nxehtit me temperatura që arritën deri në 40 gradë Celsius, gjë që është e pazakontë për fundin e verës, njoftoi Severe Weather Europe, duke iu referuar matjeve të Meteociel.
Sipas një studimi të publikuar në fillim të shtatorit nga theguardian, ndryshimet klimatike e kanë bërë këtë lloj ekstremeje deri në 40 herë më të mundshme sesa në të kaluarën.
Shkencëtarët theksojnë se bëhet fjalë për një tregues të qartë të anomalive gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta të motit të shkaktuara nga ngrohja globale.
Vali i të nxehtit vjen pas një vere kur në Spanjë dhe Portugali janë regjistruar zjarre më intensive sesa në vitet e kaluara.
Sipas të njëjtit studim, intensiteti i tyre është rritur rreth 30 për qind, dhe ekspertët paralajmërojnë se ngrohja globale po kontribuon gjithnjë e më shumë në përhapjen e zjarreve, duke rrëzuar argumentet se ato janë vetëm pasojë e braktisjes së zonave rurale.
Ndërkohë, një studim i Universitetit të Mannheim-it, i transmetuar nga Luxembourg Times, vlerëson se Bashkimi Evropian deri në fund të vitit 2025 do të pësojë humbje ekonomike deri në 43 miliardë euro për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit.