14/10/2025

Osmani në New York takon Kallasin, rithekson domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Në këtë takim, Osmani ritheksoi se integrimi i Kosovës në BE është prioritet shtetëror, duke kërkuar heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

“Masat e padrejta të BE-së po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, shkroi Osmani, duke shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Gjatë vizitës në New York, presidentja Osmani njoftoi se u takua edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Kosova gjendet nën masat ndëshkuese të BE-së tash e më shumë se dy vjet, si pasojë e trazirave të majit 2023 në veri të vendit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...