Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka treguar se qytetarët e Kosovës si aleatin më të rëndësishëm të vendit i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 77 për qind.
Sondazhi është realizuar gjatë muajve maj – qershor 2025, me një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94 për qind e të anketuarve janë shqiptarë ndërkaq 6 për qind serbë.
Sondazhi përfshin përgjigjet e qytetarëve se cilin shtet e konsiderojnë si aleatin më të rëndësishëm të vendit, ndërsa po ashtu janë pyetur se cilin shtet e konsiderojnë si kërcënimin më të madh.
Qytetarët e Kosovës i vlerësojnë si shtete aleate SHBA-të, Shqipërinë, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë.
Sipas sondazhit të realizuar, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan janë dy liderët e huaj më të preferuar të qytetarëve të Kosovës.