14/10/2025

Dëshmitari i rradhës i mbrojtjes së Thaçit- Jock Covey, ish zëvendësi i Bernard Kouchner

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, James Peter Covey ka rrëfyer për një takim të mbajtur në shtator të vitit 1999, kur Bernard Kouchner kishte udhëtuar në Kosovë për të bindur komandantët e zonave të UÇK-së që të përmbushnin kushtet e demilitarizimit.

Covey ka thënë se në këtë takim Hashim Thaçi nuk kishte folur fare dhe se marrëdhënia e tij me komandantët e zonave ishte e ndërlikuar.

“Kjo më kujtohet fare qartë se dukej sikur po konfirmonte fuqishëm atë që ne besonim që në fillim lidhur me zotin Thaçi kur jemi njohur me atë. Pra, që ai kishte një marrëdhënie të vështirë-ndërlikuar me komandantët e UÇK-së në terren dhe se ata kishin pak kohë ose më mirë thënë kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij”, tha dëshmitari.

Para këtij rrëfimi, atij iu prezantua një pikturë e vendosur në një libër që pretendohet të jetë shkruar nga gjenerali Mike Jackson, ku shiheshin pjesëmarrësit e atij takimi.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (Specialja) në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku do vazhdojë paraqitja e provave të mbrojtjes me thirrjen e dëshmitarëve në këtë rast të gjykimit. Specialja njofton se në këtë çështje gjyqësore pritet që dy dëshmitarë të japin dëshmi në sallë të gjyqit këtë javë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...