14/10/2025

Dhjetëra qytetarë protestojnë në Prishtinë, thirrje institucioneve që të angazhohen për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu nga burgu në Serbi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me moton “Drejtësi për Arbnorin”, dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-policit Arbnor Spahiu, i arrestuar në Serbi.

Në këtë protestë u tha se Arbnor Spahiu po mbahet padrejtësisht në burgjet e Serbisë.

“Arbnori, sot ndodhet padrejtësisht në burg të Serbisë, i provuar nga liria dhe i ndarë nga familja e tij… Padrejtësia nuk mund të mbulohet me heshtje dhe jemi mbledhur këtu për të thënë me vendosmëri se liria e tij është e drejtë themelore dhe askush nuk mund të mbetet peng i padrejtësisë”, u tha në këtë protestë.

Vajza e axhës së Arbnorit, Donjeta Spahiu tha se janë mbledhur nga dhimbja dhe shqetësimi si dhe nga vendosmëria për të kërkuar drejtësi.

“…Arbnori është një i ri i pafajshëm që sot gjendet padrejtësisht i provuar nga liria. Sot nuk flasim vetëm për fatin e tij personal, por për një padrejtësi që na prek të gjithëve sepse kur një i pafajshëm mbahet në burg, liria e secilit prej nesh mbetet e rrezikuara”, tha ajo.

Sipas saj, ky rast nuk është vetëm çështje familjare, por edhe njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Është thirrje që na kujton se liria e brishtë është liria e sa e shtrenjtë drejtësia”, tha ajo, duke shtuar se janë në muajin e katërt të kësaj padrejtësie.

Përfaqësues të protestës i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të angazhohen pa ndërprerje për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu.

Protestuesit po ashtu u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të marrin përgjegjësi për të garantuar të drejtat themelore të një qytetari që padrejtësisht nga Serbia po privohet nga liria.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...