16/10/2025

Përfundon në 13 komuna procesi i verifikimit të votave nga QNK-të

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri në orën 10:00 të ditës së enjte janë verifikuar rezultatet nga 1,531 vendvotime për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe nga 1,494 vendvotime për zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Nga gjithsej 5,142 kuti votimi për dy llojet e zgjedhjeve, janë numëruar 3,025, duke shënuar një përparim të dukshëm në procesin e numërimit.

Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë përmbyllur në 13 komuna, përfshirë Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj.

Në QKN-të po zhvillohen tre aktivitete kryesore: verifikimi i rezultateve për Kryetarët e Komunave, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike për Kuvendet Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...