10/09/2025

Zbardhet dinamika e masakrës në Klos, 17-vjeçari tentoi të largohej i plagosur por u qëllua sërish me armë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zbardhet dinamika e masakrës në Klos, ku mbetën të vrarë at e bir Liri e Kenado Shira, si dhe u plagosën dy të tjerë Renato e Eglantin Hasula, gjithashtu at e bir dhe kushërinj të viktimave.

Klan News ka mësuar nga burime të grupit hetimor dhe dëshmitarë në vendngjarje se pas ngacmimeve disa mujore në rrjetet sociale dhe në rrugë të vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtri, kjo e fundit ka vënë në dijeni familjen.

Menjëherë i ati është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar sqarim me dy djemtë Kenado Shirën dhe Renato Hasulën, kushërinj mes tyre.

Për t’u sqaruar kanë lënë një takim në një lokal në qendër të Klosit, ku kanë qenë edhe dy prindërit e adoleshentëve, Liri Shira dhe baxhanaku i tij Eglantin Hasula.
Nga ana tjetër Fiqiri Mjeshtri babai i vajzës ka qenë bashkë me vëllezërit e tij Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtri.

Për një moment është menduar se kanë arritur dakordësi, por ka qenë viktima Kenado Shira i cili ka folur dhe ka fyer vajzën, ndërsa autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar Kenadon të parin, për pas babain e tij Liri Shira dhe të tjerët. 17-vjeçari ta tentuar të dalë nga lokali por e ka qëlluar sërish duke humbur jetën në trotuar, ndërsa babai i tij ka humbur jetën duke u transportuar në spital.

Dy të plagosurit e tjerë Eglantin dhe Renato Hasula janë transportuar fillimisht në Spitalin e Burrelit, më pas në atë të Traumës, në gjendje të rëndë. Nga informacionet e Klan Neës, Eglantin Hasula është ende në gjendje kritike.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...