Por, për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në rastin e Shqipërisë kjo rrezikon qëndrueshmërinë e ardhshme të sistemit shëndetësor. Kjo për disa arsye.
Faktorë kryesorë mbeten numri i ulët i mjekëve dhe emigrimi i lartë i tyre. Sipas OBSH-së, krahasuar me ekonomitë e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të mjekëve të diplomuar.
Por, sikur të mos mjaftonte kjo, ka dhe një shkallë emigrimi prej 18%, çka përbën një faktor i rëndësishëm që çon në numër të ulët të stafit mjekësor në Shqipëri.
Sipas OBSH-së, mosha e re e mjekeve krijon dispozitë për largime nga vendi.
Shtetet me numrin më të lartë të mjekëve shqiptarë janë Gjermania, Anglia, Italia, Kanadaja, Greqia dhe Amerika.
Aktualisht, Shqipëria ka 220 mjekë për 100 mijë banorë, gati dyfish më pak se mesatarja e vendeve te BE-së, që është 389 për 100 mijë banorë.






