Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
Sipas raportimeve të portalit VNA.al, Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku.
Liburn Aliu kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit më 27 gusht 2025, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në një postim Aliu kishte theksuar se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij nga Qeveria e Kosovës.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me ish-ministrin Liburn Aliu për të marrë një konfirmim lidhur me këto raportime, por deri në publikimin e këtij lajmi ai nuk ka kthyer përgjigje. /Telegrafi/






