Në Stamboll, në Forumin Ndërkombëtar të Shefave të Shërbimeve, Shërbimi Korrektues i Kosovës është shpërblyer me çmimin ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor”.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se ky çmim vlerëson përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e ShKK-së për një sistem korrektues më human, më efikas dhe me standarde ndërkombëtare.
“Krenarë për ekipin tonë dhe për Kosovën që po njihet në arenën ndërkombëtare për punë dhe rezultate të jashtëzakonshme”, shkruhet në postim.






