31/10/2025

Abdixhiku: U kërkua Qeveri e unitetit – shkojmë në zgjedhje

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lumir Abdixhkiu, Kryetar i LDK-së, ka thënë se në takimin me Presidenten Vjosa Osmani, është propozuar që të krijohet një qeveri e unitetit, por ai konsideron se më miri është që të shkohet në zgjedhje.

“Ironikisht në këtë takim u përmend shumë më shpesh qeveria e unitetit dhe tranzicionit si mundësi për të kaluar disa çështje urgjente, ju kujtoi që para disa kohësh ku LDK-ja kishte propozuar këtë ide ishte përqeshur edhe në përmbajtje, edhe në tituj edhe në emërim”, tha Abdixhkiu për media pas takimit.

Tani kërkohet një fazë kalimtare për krizë, por ai konsideron se është e pamundur. “Sa më parë që organizojmë zgjedhjet i shmangim krizat eventuale që vijnë”, shtoi.

Kreu i LDK-së potencoi se në takim u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive politike që nuk ka shumicë parlamentare. “Rrjedhimisht tani i takon Presidentes që deri të mërkurën me datë 5 të përcaktojë se a ka shumicë se a nuk ka shumicë”, shtoi.

“Pat pretendime nga Kryetari i VV-së se ndoshta duhet provuar edhe njëherë, por shumica e partive politike ishin të qartë duke deklaruar se nuk ka shumicë”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...