08/06/2025

Myftiu Naim Tërnava e mirëpret në takim Shqiprim Arifin, kryetarin e Preshevës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Me këtë rast Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën si dhe e njohu atë me zhvillimin dhe punën që po bën Bashkësia Islame e Kosovës dhe me jetën fetaro-arsimore në përgjithësi.
Myftiu Tërnava theksoi se BIK-u po angazhohet që Kosova të jetë një vend i qetë, i sigurt ku qytetarët pa dallim do të jetojnë në paqe, harmoni e respekt të ndërsjellë.
Nga ana e tij Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen vëllazërore dhe çmoi kontributin e tij dhe të BIK-ut që po japin për shqiptarët në luginën e Preshevës dhe për harmoninë ndërfetare në Kosovë.
Në këtë takim, palët u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunim dhe në interes të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...