Shkruan: Prof. Mustafë Kadriaj
Të parët kanë thënë: qeni leh aty ku ha. Sot po e shohim qartë se nga disa qarqe islamofobe i është hedhur “një kockë” këtij personi për të shpërndarë shpifje, urrejtje dhe përçarje.
Kur fyhet feja islame dhe besimtarët myslimanë, institucionet e rendit e quajnë këtë “liri shprehjeje”. Kur preket dikush tjetër, reagojnë policia dhe prokuroria. Ky është standard i dyfishtë, i padrejtë dhe i papranueshëm në një shoqëri demokratike.
Ironia më e madhe është se ky person pikërisht në qendrat kulturore islame shqiptare në Zvicër ka promovuar librat e tij dhe ka përfituar financiarisht prej tyre. Sot i sulmon po ato qendra, pa asnjë fakt dhe pa asnjë argument, vetëm me shpifje.
Para se të akuzosh, duhet ta dish se Kosova është e vogël dhe gjithçka dihet. Librat që ua ke dedikuar dëshmorëve dhe viktimave të luftës të kanë sjellë përfitime të mëdha financiare. Sot del dhe sulmon ata që të kanë mbështetur.
Pyetja është e thjeshtë dhe legjitime: kujt po ia jep “prenë” tani? Kujt po i shërben me këtë gjuhë përçarëse dhe islamofobe?
Çdo kush që sillet në mënyrë islamofobe, pa fakte dhe pa argumente, nuk është asgjë më shumë se një përçarës i shoqërisë. As shoqëria dhe as historia nuk do t’i pranojnë njerëz të tillë.
Sa për glorifikimin e disa figurave të ashtuquajtura “humanitare”, dosjet e fundit tregojnë anën e errët të tyre. Zoti po i nxjerr të vërtetat në shesh dhe po i turpëron ata që predikojnë moral të rremë.
Meqë i dhatë vetes të drejtë t’i quani xhamitë “xhami të hamamit”, edhe unë po ju drejtohem me të njëjtën gjuhë:
Nusret Hamami, Islami do të mbetet në zemrat e shqiptarëve.
Shqiptarët myslimanë e kanë dëshmuar që nga Rilindja Kombëtare e deri në luftën e fundit se e kanë dashur atdheun dhe kanë sakrifikuar për liri dhe dinjitet.
Në fund, një fjalë për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe klerikët fetarë:
Mos heshtni përballë fyerjeve dhe shpifjeve. Heshtja nuk është neutralitet, por dobësi. Besimtarët ju kanë besuar amanetin e fesë, të dinjitetit dhe të së vërtetës.