10/09/2025

Çfarë janë gripat sezonal, simptomat e tyre dhe si trajtohen?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Influenca ose gripi është sëmundje ngjitëse respiratore (e rrugëve të frymëmarrjes),e shkaktuar nga viruset e influences që infektojnë hundën,fytin dhe mushkëritë.
Zakonisht kalon me simptome të lehta por te disa kategori si moshat mbi 65 vjeçare, te femiljët e vegjël dhe tek njerëzit me probleme shëndetësore.


Janë dy lloje të virusve qe shkaktojnë influencen, virusi A dhe B.
Jane viruse të cilet atakojnë njerëzit çdo vit ,jane pergjegjës për gripin sezonal.
Përhapet prej personit ne person përmes speklave gjatë kollitjes, teshtitjes ose të folurit.
Sperklat mund të zbresin në hundën, në gojën e njerëzve që janë afër(zakonisht 6 hapa larg)
Më rrallë merret nga sipërfaqet ose objeketet që kanë virusin e gripit.

KUR ESHTE NGJITËS GRIPI??!!
Tre deri katër ditët e para pas fillimit të semundjes se tyre rezultojnë më ngjitëse tek të tjerët.

SIMPTOMAT :

Ethe
Kollë
Dhimbje të fytit
Hundë te zëna
Dhimbje të muskujve ose të fytit
Dhimbje të trupit
Dhimbje të kokës
Lodhje
Disa mund të kenë të vjella dhe diarre, kjo është më e zakonshme te femijët se të rriturit.

Vlenë të përmendet se këto simptoma variojnë nga të lehta deri tek ato më te rënda dhe nganjehre që mund të qojnë në vdekje:

TRAJTIMI
Është simptomatik, ku përdoren Analgjetik (kundër dhimbjes dhe temperaturës).
Dekongjestant-lehtesojnë enjëtjen dhe sekrecionet e hundës, ilaqë kundër kollës.
Ne rast të komplikimit të gripit si veshtirësitë në frymëmarrje, temperaturë mbi 39⁰C lajmërohuni te mjeku më i afert.

Shkruar nga dr. Vlora Shala-Gashi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...