Turqia dëshiron të forcojë bashkëpunimin e saj me Algjerinë në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e energjisë dhe gazit natyror, i ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan homologut të tij algjerian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një bisedë telefonike me presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune, Erdoğan “ka shprehur kënaqësinë e tij për nivelin e jashtëzakonshëm që kanë arritur marrëdhëniet midis dy vendeve vëllazërore si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta”, njoftoi në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.
Ata kanë diskutuar gjithashtu marrëdhëniet midis vendeve të tyre si dhe çështje rajonale.
Po ashtu, Erdoğan ka falënderuar Tebboune-n për “hapat e tij të sinqertë” në luftën kundër organizatës terroriste FETO.