07/07/2025

Në takim me ambasadorin amerikan Hovenier, Bislimi: Kosova vazhdon të mbetet palë aktive në procesin e dialogut

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së Jeffrey M. Hovenier, me ç’rast u riafirmua partneriteti i ngushtë ndërmjet dy vendeve mike.

Në takim u diskutua mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi nga vizita konstruktive e zëvendës ndihmës sekretarit të Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej, ai ka thënë se Kosova e mirëpret gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”, tha Bislimi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...