07/07/2025

Administrata e Biden-it: Rusia informoi SHBA-në për stërvitjet vjetore bërthamore

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Administrata e presidentit Joe Biden ka njoftuar se Rusia ka informuar SHBA-në se do të kryejë stërvitjen e saj vjetore të forcave bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit thanë se Moska me njoftimin po respekton detyrimet e saj të kontrollit të armëve, duke e përshkruar stërvitjen si “rutinë”.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja ishte e informuar për testet e ardhshme të raketave balistike ndër-kontinentale dhe raketave balistike të lëshuara nga nëndetëset, duke theksuar se Rusia ndoqi “protokollet e duhura”.

“Derisa Rusia angazhohet në agresion të paprovokuar dhe retorikë të pamatur bërthamore, këto masa njoftimi sigurojnë që ne të mos jemi në befasi dhe të reduktojmë rreziqet e keqkuptimit”, u tha gazetarëve Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Komentet vijnë pasi marrëdhëniet midis Moskës dhe Washingtonit kanë rënë në nivele të ulëta që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë, derisa Rusia vazhdon të ndjekë “operacionin e saj ushtarak” në Ukrainën fqinje. Kohët e fundit, Rusia pretendoi se forcat e Kievit po përgatiten të përdorin një pajisje bërthamore të improvizuar të njohur si “bombë e pistë”.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimor e kanë hedhur poshtë akuzën, duke theksuar se Rusia po e përdor akuzën si mbulesë për përdorimin e saj të një “bombe të pistë”.

Një “bombë e pistë” kombinon eksplozivët konvencional me materiale radioaktive që përhapen në një zonë pas shpërthimit.

Të dielën, SHBA-ja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kundërshtuan kategorikisht sugjerimin, duke theksuar në një deklaratë të përbashkët se secili prej ministrave të tyre të mbrojtjes “e bëri të qartë” në biseda të ndara telefonike me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Lavrov, se “të gjithë hedhim poshtë akuzat transparente të rreme të Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë një ‘bombë të pistë’ në territorin e saj”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...