Avokati Asdren Bytyqi përmes rrjetit social facebook ka bërë të ditur një fitore të madh
Një fitore e madhe sot për kompanitë që nuk importojnë dhe nuk shesin mallra nga Serbia.
Gjykata Komerciale e Kosovës, sipas padisë dhe propozimit për masë të sigurimit nga “Coca Cola Company”, me seli në Amerikë, ndaj kompanisë N.P.T “Plus Market”, ka refuzuar propozimin për masën e sigurimit, përmes të cilës është kërkuar që të ndalohet kompania “Plus Market” nga importimi i produkteve të Coca Colës, Fanta dhe Sprite të prodhuara në Shqipëri, apo ndonjë vend tjetër, përpos Serbisë. Ky vendim paraqet precedentin e parë pozitiv të zbatimit të Ligjit të ri për Markat Tregtare, ligji i cili ka hyrë në fuqi me 7 Korrik 2022 dhe i cili Ligj, për dallim nga ligji paraprak, përcakton se pronari i markës, në këtë rast Coca Cola Company, nuk mund të ndalojë përdorimin e markës tregtare në produktet që pronari i ka vendosur në ndonjë shtet të rajonit të Ballkanit Përëndimor apo shtet me të cilën Republika e Kosovës ka marrëveshje të tregtisë së lirë.
Përmes këtij intepretimi dhe zbatimi të drejtë të ligjit të ri, kompanitë vendore, sikurse Plus Market, e cila është kompani model, pasi që nuk importon dhe nuk shet asnjë produkt të prodhuar në Serbi, si dhe kompani të tjera, u jepet mundësi zhvillimi dhe pavarësimi, duke pasur mundësine e importimit të produkteve të markës së njejtë tregtare, por të prodhuar në ndonjë shtet tjetër të rajonit apo me të cilin Kosova ka marrëveshje të tregtisë së lirë, e jo në Serbi.
Me këtë politikë dobësohet fuqizimi i ekonomisë dhe shetit Serb në në Kosovë.