06/07/2025

Ish-eprori i UÇK-së Sadik Halitjaha udhëton për Hagë, ishte ftuar nga Specialja

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sadik Halitjaha, ka udhëtuar për në Hagë.

Ai është ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuar.

Kjo u bë e ditur nga kushëriri i tij, Labinot Halitjaha.

“Rruga e mbarë Sadik Halitjaha, të presim faqebardhë”, ka shkruar kushëriri i tij.

Sadik Halitjaha i cili së bashku me shokët krijoi batalionin në Budakovë, udhëhoqi si zv/komandant zonën e Pashtrikut me shumë sukses dhe po ashtu respektoi rregullat luftarake po thuajse si asnjë tjetër, mbrojti tokat tona duke dhënë gjak e copa nga trupi i tij për këtë vend”.

“Sadik Halitjaha- luftëtar i lirisë na mbro edhe një herë këtë vend, këtë luftë të drejtë këtë popull dhe bashkëluftëtar ashtu siç ke ditur gjithmonë ta bëje”.
“Respekt për gjithë ju luftëtar, u kthefshi faqebardhë ne tokën tuaj që aq shumë e keni dashur”, ka shkruar tutje./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...