27/12/2024

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell takon sot Kurtin e Vuçiqin

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të takoj sot ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin do t’i zhvilloj në Paris në kuadër të Forumit për Paqe.

Kështu ka bërë të ditur një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një postim në Twitter.

“Për të vazhduar përpjekjet e BE-së për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në de-përshkallëzimin, zbutjen e tensioneve aktuale dhe avancimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara  kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Stano.

Kurti gjendet në Paris për të marrë pjesë në Forumin për Paqe. Në Paris është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...