23/12/2024

Punëtorët shëndetësor protestojnë para QKMF-së në Prishtinë, nuk u dolën rrogat

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryesia e Shoqatës Sindikale të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë sot kanë protestuar në shenjë revoltë për mos ekzekutimin e pagave të punëtorëve shëndetësor para QKMF-së.

Ata përmes protestës 15 minutësh shprehen pakënaqësitë e tyre, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës ekzekutimin e pagave të tyre.

Gjatë protestës ata thanë se qeveria është duke luajtur me dinjitetin e punëtorit shëndetësorë.

“Përmes kësaj proteste 15 minutëshe shprehim pakënaqësitë tona dhe indinjatën tonë. Po luajnë me dinjitetit e punëtorit shëndetësorë. Ju e dini sa kemi punu gjatë pandemisë, si sindikatë do të vazhdojmë të përdorim mjetet tona”, thanë ata, duke shtuar “sakrifikojmë minutat tona të pauzës për të protestuar vetëm që mos të ndërpritet puna”.

E sa për koeficientet e Ligjit të Pagave, ata thanë që ka vend për përmirësim.

“Jemi në një protestë për të shprehur pakënaqësitë tona. Koeficientet që kanë dal në horizont, nuk janë për tu hedhur poshtë, por ka vend për përmirësim”, u shprehën ata.

Ndryshe, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati kishte marr vendim se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...