22/10/2024

SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar apelojnë për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Istanbulit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

SHBA-ja, Bashkimi Evropian (BE) dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Istanbulit që mundëson eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, sekretari i jashtëm britanik, James Cleverly dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ata u bëjnë thirrje “palëve të iniciativës që të zgjasin afatin e saj dhe të zgjerojnë operacionet e saj për të përmbushur kërkesën e dukshme”.

“Ne e përsërisim mbështetjen tonë për përpjekjet e tjera të OKB-së për të lehtësuar qasjen në ushqim dhe plehra bujqësore në tregjet globale”, theksuan ata.

Deklarata po ashtu thotë se sanksionet perëndimore synojnë “makinerinë e luftës” së Rusisë dhe jo sektorët e ushqimit apo plehrave bujqësore, duke u theksuar më tej se, “Për këtë qëllim i kemi dhënë qartësi industrisë dhe partnerëve”.

Më tej, thuhet se kjo përfshin lëshimin e një licence të përgjithshme nga Mbretëria e Bashkuar, licencën e përgjithshme ‘B6’ të SHBA-së, si dhe udhëzimet e përditësuara dhe të detajuara të BE-së.

Deklarata e përbashkët gjithashtu thekson se këto dispozita e bëjnë të qartë se “bankat, siguruesit, transportuesit dhe aktorët e tjerë mund të vazhdojnë të sjellin ushqim dhe plehra bujqësore ruse në botë”.

“Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë global, industrive dhe shërbimeve të përfshirë në tregtinë bujqësore, të marrin parasysh këto dispozita, të veprojnë në përputhje me to, të sjellin ushqim dhe phera bujqësore ukrainase dhe ruse për të përmbushur kërkesën akute”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin shkurt.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është ngritur në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...