07/07/2025

Ambasadori rus në Beograd reagon për mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka reaguar për mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se këto janë në frymë të idesë për “Shqipërinë e Madhe”.

“Pyetja është sigurisht retorike. Krahas gjithë sa më sipër, duket se BE-ja ka marrë, siç pritej, mesazhe alarmante nga Tirana nga seanca e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës në frymën e idesë së “Shqipërisë së Madhe”. . Këto janë mesazhe që lavdërojnë UÇK-në dhe liderët e saj, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit”, ka thënë Bocan-Kharchenko.

Gjithashut Bocan-Kharchenko ka kundërshtuar futjen e propozimit franko-gjerman në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Perëndimi e uli tensionin e shkaktuar nga çështja e targave, të cilin Prishtina e krijoi artificialisht, por nuk e bëri me qëllimin e normalizimit të situatës. Tani po i hedh sërish benzinë ​​zjarrit”, ka thënë ai, shkruan N1.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...