Një numër i madh i protestuesve marshuan pranë sheshit “Zahir Pajaziti” ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme. “Posht policia patriarkale” , janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e QKUK-së para Klinikës së Gjinekologjisë u vra një 35-vjeçare shtatzënë e cila ishte në prag të lindjes së një foshnje./rt
Protestë në Prishtinë për vrasjen e 35 vjeçares






